Telegrafi

Agnesa Vuthaj kontribuoi në mbjelljen e 27 fidaneve në Prishtinë për Ditën e Tokës

Foto: Agnesa Vuthaj/Instagram

Modelja e njohur, Agnesa Vuthaj, është njëra ndër femrat blogere më të ndjekua në rrjetet sociale.

Në të shumtën e rasteve, ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe me aktivitetin e fundit, duke iu bashkuar fushatës “Bëhu mik i tokës”, të ndërmarrë nga “Rotary Club Prishtina”.

Lexo po ashtu Këngëtarë, aktorë dhe sportistë me famë botërore bashkojnë forcat, publikojnë së bashku këngë për Tokën

Vuthaj ka kontribuuar në mjelljen e 27 fidaneve, me qëllim gjelbërimin e kryeqytetit, në sajë edhe të Ditës Botërore të Tokës.

“Sot bashkë me Rotary Club Prishtina iu bashkuam fushatës “Bëhu Mik i Tokës” për të mbjellur 27 drunj në qytetin e Prishtinës për nderë të Ditës së Tokës!”, ka shkruar Agnesa Vuthaj në Instagram.

E njëjta ka shpërndarë edhe disa fotografi nga aktiviteti, duke treguar se me kënaqësi i është përveshur punës për mbjelljen e këtyre drunjve. /Telegrafi/