Modelja e njohur, Agnesa Vuthaj, është njëra ndër femrat blogere më të ndjekua në rrjetet sociale.
Në të shumtën e rasteve, ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe me aktivitetin e fundit, duke iu bashkuar fushatës “Bëhu mik i tokës”, të ndërmarrë nga “Rotary Club Prishtina”.
Vuthaj ka kontribuuar në mjelljen e 27 fidaneve, me qëllim gjelbërimin e kryeqytetit, në sajë edhe të Ditës Botërore të Tokës.
“Sot bashkë me Rotary Club Prishtina iu bashkuam fushatës “Bëhu Mik i Tokës” për të mbjellur 27 drunj në qytetin e Prishtinës për nderë të Ditës së Tokës!”, ka shkruar Agnesa Vuthaj në Instagram.
E njëjta ka shpërndarë edhe disa fotografi nga aktiviteti, duke treguar se me kënaqësi i është përveshur punës për mbjelljen e këtyre drunjve. /Telegrafi/