Ish-“Missi” kosovar, Agnesa Vuthaj, është një nga ato personazhe që di gjithmonë të fitojë vëmendjen e mediave.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Duke qenë një blogere, Agnesa ndan herë pas here fotografi ku shfaqet e veshur me trendet më të fundit të modës, me ç’rast edhe këshillon ndjekëset e saj femra se si të duken.
Mirëpo jo të pakta janë rastet edhe kur bukuroshja nga Istogu, ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare.
Një gjë të tillë, Agnesa e ka bërë edhe në fotografinë e fundit të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet me një dantellë të bardhë, dhe këmishë të kuqe.
Veshja ishte e qëndisur me elemente të shumta, të cilat vinin në pah ngjyrat dhe simbolet tradicionale.
“Unë i pëlqej shumë kostumet popullore tradicionale, sidomos kur rikthehen kaq bukur, me shumë elegancë e shumë e rehatshme… dhe padyshim me ngjyrat e mia te preferuara. Kush nga ju ka trashëguar veshje tradicionale nga familja?”, ka shkruar Vuthaj në Instagram. /Telegrafi/