Agnesa Vuthaj sot feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Bukuroshja nga Istogu, e cila në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, është ndër misset më të suksesshme shqiptare, transmeton Telegrafi.
Vetëm një vit pasi u shpall më e bukura në Kosovë, ajo mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri.
Në 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Wolrd” ndërsa në 2005 në “Miss Universe”.
Sot ajo ka të hapur një biznes privat me linjë veshjes në emër të saj gjersa merret edhe me organizimet e spektakleve të bukurisë./Telegrafi/