Telegrafi

Agnesa Vuthaj, e mrekullueshme në pozat e reja

Agnesa Vuthaj (Foto: Instagram)

Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë një prej personazheve më të ndjekura dhe me më ndikim në rrjetet sociale.

Dhe bukuroshja nga Istogu vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron 177 mijë ndjekës, teksa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.

Duke qenë një prej modeleve më të kërkuara në trojet shqiptare, ajo së fundmi ka realizuar një set fotografik të mahnitshëm.

E veshur me fustan të kuq të prerë anash, Vuthaj arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve ndërsa pozoi në borë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agnesa Vuthaj

Fotografitë u komplimentuan mjaft shumë dhe natyrisht se kjo pamje atraktive e bën të duket edhe më e veçantë.

Zeshkania tashmë njihet për sukseset e saj të shumta, gjersa së fundmi ishte bërë pjesë e një projekti të veçantë në Hollywood.

“I’m Standing With You” nga Warren Diane këndohet në gjashtë gjuhë, flitet në 15 dhe shkruhet në 23, ndërkohë që në mesin e shumë yjeve në shqip vjen e interpretuar nga Agnesa Vuthaj. /Telegrafi/