Site icon Telegrafi

Agnesa Vuthaj e ka gjetur mënyrën e saj për të “shpëtuar” nga ajri i ndotur i Prishtinës (Foto)

Bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj është njëra ndër blogeret më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive, duke publikuar fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur Vuthaj ndan me fansat edhe ndonjë imazh të zakonshëm nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, e indinjuar me ajrin e ndotur në Prishtinë ashtu si shumë qytetarë, Agnesa ka vendosur të ironizojë me një fotografi të publikuar në InstaStory.

Në video ajo shfaqet duke pastruar veturën e saj, ndërsa shkruan në mbishkrimin e videos: “Duke u pastruar nga ajri i Prishtinës”.

Një postim i tillë duket të jetë bërë vetëm për shaka nga bukuroshja, e cila gjithashtu ndjehet e shqetësuar për ndotjen e ajrit në vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndryshe, është bërë e ditur së fundmi se qarkullimi i veturave në kryeqytet do të jetë i reduktuar, për të ulur ndotjen e ajrit në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version