Modelja e njohur Agnesa Vuthaj ka udhëtuar së fudmi drejt New York-ut për të kaluar disa ditë pushimi, gjersa njëkohësisht është marrë edhe me disa aktivitete të organizuara atje.
Ajo së fundmi ka qenë pjesë e aksionit humanitar “The Russian Tea Room” që është mbajtur në New York, teksa ka prezantuar diçka nga koleksioni i saj i çantave, të ardhurat e të cilave shkuan për ndihmë të nënave dhe fëmijëve kosovarë në nevojë.
Por Agnesa, nuk ka qenë shqiptarja e vetme e pranishme në këtë event bamirësie, pasi këtij organizimi iu bashkua më vonë edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa.
Modelja ka publikuardisa fotografi në Instagram Sotry përmes së cilave ka shfaqur momentet që ka kaluar gjatë mbrëmjes, gjersa çasti më emocionues ka qenë takimi me Duan.
Mesa duket, suksesi i shqiptarëve jashtë vendit po ndikon për mirë edhe në iniciativat për bamirësi, të cilat tregojnë anën e vërtetë të një artisti, solidaritetin. /Telegrafi/