Telegrafi

Agnesa Vuthaj duket e mahnitshme ndërsa pozon nga Tirana

Ajo konsiderohet të jetë njëra prej artisteve më të bukura shqiptare dhe jo më kot. 

Fjala është për Agnesa Vuthajn, e cila është gjithnjë e komentuar për imazhet që publikon në rrjetet sociale, duke mos munguar ana atrakative e saj.

Së fundmi, bukuroshja nga Istogu është shfaqur mjaft në formë ndërsa pozon me fustanin e kuqrremtë, dukja e së cilës është për t’u admiruar.

Flokët bisht dhe grimi i saj i lehtë, bëri që të duket edhe më joshëse, e që siç shihet ka pozuar nga Tirana, aty ku edhe kalon një pjesë të madhe të kohës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agnesa Vuthaj

Duke qenë se ndiçet nga një numër i madh i njerëzve në rrjetet sociale, Vuthaj pranë këtij imazhi mori pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.

Agnesa përndryshe ka korrur suksese të mëdha në karrierën e saj, e që muaj më parë ajo u shfaq në kopertinën e revistës së famshme angleze “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.

Sukseset dhe veprimtaria e saj bëjnë që artistja Vuthaj të jetë thuajse gjithnjë në fokus të shtypit rozë. /Telegrafi/