Telegrafi

Agnesa Vuthaj duket atraktive në imazhet me bikini, ndërsa shijon pushimet në Maldive

Si një pjesë e madhe e yjeve shqiptarë edhe Agnesa Vuthaj ka nisur disa ditë pushimi.

Si destinacion ka zgjedhur ishujt Maldive, gjersa po kalon një kohë të mirë nën shoqërimin e Taynës dhe disa mikeshave të tyre të përbashkëta.

Ish-missi, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, këto ditë nuk ka ngurruar të sjell imazhe e video të ndryshme.

Modelja nga Istogu po vazhdon publikimin e disa imazheve atraktive në bikini, në të cilat ka vënë në pah edhe linjat trupore.
“Gëzuar për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet krahas fotografive kanë qenë të shuma, meqenëse admirohet mjaft shumë për pamjen e jashtme.

35 vjeçarja duket në formë të mirë edhe pas kaq vitesh, gjersa shquhet si një ndër modelet më të suksesshme në vend. /Telegrafi/