Modelja e suksesshme shqiptare, Agnesa Vuthaj, ditën e djeshme (e hënë) festoi ditëlindjen e saj.
Bukuroshja brune ka mbushur plot 35 vjeç, ndërsa ofroi imazhe të ditës së veçantë edhe në rrjetin social Instagram.
Në disa prej tyre ajo shihej me buqetë me lule, përfshirë edhe një pozë me shampanjë ku shihej tejet e gëzuar.
Në mesin e shumë fotografive, Agnesa pati rastin të tregojë se ka festuar me shoqërinë e saj.
“Duke festuar, njëjtë sikur festojmë jetën”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkaq, postimi mori komente të shumta, duke përshirë kolegë, familjarë e fansa që i uronin më të mirat në jetë. /Telegrafi/