Bukuroshja Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, tku shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.
Me kurorë në kokë dhe detaje të punuara prej ari, ‘miss’-i nga Istogu dukej vërtetë si nuse, ani pse statusi i saj vazhdon të mbetet beqare.
Ndërkohë, krahas Agnesës ka pozuar edhe blogerja Ariana Fejzullahu, e cila është bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu.
Bukuroshet kanë rrëmbyer vëmendjen e fansave me këtë paraqitje të tyre në rrjetet sociale, me veshje kombëtare që pasqyrojnë traditat kulturore të vendit.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të Agnesës nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar vajzat pë dukjen e tyre me këtë veshje. /Telegrafi/