Ish-Missi Agnesa Vuthaj ka qenë e ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, në emisionin “Ftesë në 5”, të Bieta Sulos.
Bukuroshja ndodhej e izoluar në shtëpi, si pasojë e pandemisë globale, të shkaktuar nga coronavirusi, transmeton Top Channel.
Me anë të disa pyetjeve provokuese, Bieta u përpoq të zbulonte sa më shumë rreth dëshirave të Agnesës dhe një ndër to ishte pyetja se cili do të ishte një propozim ideal për bukuroshen.
Ajo u shpreh se nuk mund t’i thoshte dot jo vetëm një propozimi ideal si nëpër filma, që kjo e fundit kishte parë me shumicë këto ditë në karantinë.
“Nëse vjen ndonjë propozim sikur i atyre filmave që kam parë, po”, ka thënë Agnesa duke shtuar se propozimi duhet të jetë origjinal dhe akoma më i bukur se ato nëpër filma.