Një nga femrat më të bukura shqiptare, ndër vite, Agnesa Vuthaj, vazhdon që fuqishëm ta mbrojë këtë epitet.
Bukuroshja shqiptare u shfaq në një ngjarje bamirësie në SHBA, ku nuk mungoi as prezenca e shqiptarëve të tjerë.
Fadil Berisha i gjithi në të zezë, u shfaq në krah të Agnesës, e cila u duk thjeshtë si mbretëreshë.
Një fustan i zi me prerje të moderuar në pjesën e gjoksit, i përshtatur në përpikmëri për trupin e saj perfekt, që kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me flokun e saj të zi të mrekullueshëm bashkë me çantën nga lëkura e gjarprit e bën atë thjeshtë – mbretëreshë.
Agnesa vazhdon të jetë single, së paku në publik, pasi jetën private gjithmonë e ka mbajtur private dhe larg syrit të mediave. /Telegrafi/