Agnesa Vuthaj si gjithnjë sigurohet që të lë gjurmë me dukjen e saj.
Bukuroshja e cila dikur ishte Miss Kosova, tash njihet si një ndërmarrëse shumë e suksesshme.
Ajo udhëheqë brendin e saj të veshjeve, ku sigurohet që të jenë trendet e fundit të veshjeve.
Së fundmi ajo në një postim është shfaqur plot stil me një xhaketë të lehtë verore me ngjyrë të errët, por me elemente e vija me ngjyrë të hapur, teksa bluza e saj e zezë dhe xhinset krahas akcesorëve dhe flokëve të thjeshtë e bëjnë atë të duket mahnitëse.
Agnesa Vuthaj besohet se vazhdon të jetë ‘single’. /Telegrafi/