Site icon Telegrafi

Agnesa Jashari, studente e RIT KosovëTM (A.U.K), fiton garën “Kërko Llogari” të organizuar nga KDI (Foto)

Agnesa Jashari, studente e RIT KosovëTM (A.U.K)është njëra nga fituesit e garës “Kërko Llogari” të organizuar nga KDI (Instituti Demokratik i Kosovës). Agnesa është studente e vitit të parë ne RIT KosovëTM (A.U.K) dhe plani i saj është të zgjedhë Multimedia&Web Dizajn dhe Politika Publike si drejtime të studimit.

Kjo garë u organizua si pjesë e projektit “Fuqizimi i votuesve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës” të KDI-së me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë. Pjesëmarrësit e garës aplikuan përmes një videoje 15 sekondëshe në të cilën ata shpjeguan se çfarë do të bënin ata për qytetin e tyre sikur të ishin kryetar qyteti. Kriteret për përzgjedhjen e fituesve ishin origjinaliteti, autenciteti, si dhe kreativiteti.

Nga 27 aplikantë, juria përzgjodhi 5 video fituese, ndër të cilat ishte edhe videoja e Agnesës. Agnesa shprehet se lëndët e Politikave Publike të cilat ajo i ka përfunduar në RIT KosovëTM (A.U.K) i kanë ndihmuar nëvetëdijesimin e saj për problemet me të cilat ballafaqohet komuna ku ajo jeton, si dhe e kanë pajisur me aftësi për të menduar alternativa dhe zgjidhje për këto probleme, siç e ka paraqitur edhe në videon e saj. Edhe pse është vetëm në vitin e parë të studimeve, Agnesa tashmë ka pasur mundësinë t’i përdorë në praktikë gjërat e mësuara në universitetin tonë.

 

 

Exit mobile version