Site icon Telegrafi

Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj vijnë me poza tërheqëse nga shtrati

Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, tanimë është e bekuar me dy vajzat e saj, Agnesën dhe Anxhelinën.

Këto të fundit janë mjaft aktive dhe të ndjekura në rrjetet sociale, derisa publikojnë imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundmi, është Anxhelina, ajo e cila ka ndarë një fotografi atraktive pranë motrës së saj, të cilat janë duke kaluar kohë së bashku në Turqi.

Të veshura me fustane glamuroze e me një pamje tejet tërheqëse me pozat nga shtrati, ato duket se po festojnë për jetën e lumtur dhe të shëndetshme që gëzojnë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agnesa Hadërgjonaj

“Duke festuar për jetën”, ka shkruar pranë këtij imazhi artistja Hadërgjonaj.

Vajza e madhe e Albëries jeton dhe vepron në Tiranë, ndryshe nga nëna dhe motra e saj më e vogël, Anxhelina, të cilat jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kjo e fundit tash e një kohë e ka paralajmëruar rikthimin në skenën tonë muzikore, por akoma nuk ka sjell ndonjë projekt të ri para publikut.

Ndërkaq, “Kopje pa kuptim” mban titullin kënga e fundit e lansuar me klip nga 25-vjeçarja, nën realizimin e produksionit nga Shqipëria, MAX Production. /Telegrafi/

Exit mobile version