Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka dhënë një intervistë për La Repubblica duke siguruar se Superliga Evropiane ishte “një pakt gjaku” ndërmjet klubeve dhe se gjasat për sukses janë të qind për qindta.
Megjithatë, intervista duket të jetë dhënë para se klubet angleze – Manchester City, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool e Tottenham Hotspur – ta zyrtarizonin tërheqjen nga kjo garë.
Për më shumë, edhe klubet italiane, Milan dhe Inter janë pranë largimit, kurse Barcelona ka një klauzolë që e kushtëzon me vota ta asamblistëve.
Kështu, vetëm Juve, Real Madrid dhe Atletico Madrid, do të mbetnin të patërhequr.
“Ekziston një pakt gjaku ndërmjet klubeve, po vazhdojmë përpara. Ky projekt ka mundësi të qind për qindtë të suksesit”, ishin fjalët e Agnellit që janë publikuar në mediat italiane, porse tashmë nuk duket se përkojnë me situatën e krijuar. /Telegrafi/