Site icon Telegrafi

Agnelli mbështet Morattin për president të Federatës Italiane të Futbollit

Shefi i Juventusit, Andrea Agnelli, thuhet se e mbështet ish-pronarin e Interit, Massimo Morattin për t’u bërë presidenti i ardhshëm i FIGC-së (Federatës Italiane të Futbollit).

Sipas ish drejtorit sportiv të FIGC-së, Antonello Valentini, Agnelli dëshiron që Moratti t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Mësohet se presidenti i Juventusit ka vendosur që të bëjë takim me Morattin.

Në takim  do të jetë edhe presidenti i Serie A, Gaetano Micciche.

Zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës do të mbahen në Romë më 22 tetor, ndërsa klubet e Serie A do të duhet të dërgojnë kandidatin e tyre dhe ta paraqesin atë deri të premten.

Në këtë moment ka një tjetër kandidat dhe ai është Gabriele Gravina.

Moratti, 73 vjet ka qenë në krye të Interit për afër dy dekada ku ka fituar 16 trofe.

Moratti ka qenë jashtë futbollit që nga shitja e pjesës së mbetur të aksioneve të tij te Interi para dy viteve./Telegrafi/

Exit mobile version