Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka kritikuar përsëri Paulo Dybalan duke thënë se klubi tashmë i ka ofruar atij një kontratë të re.
La Joya shënoi golin e tij të parë në Serie A këtë sezon kundër Genoas dhe pas ndeshjes ai pretendoi se Zonja e Vjetër ende nuk i ka ofruar atij një marrëveshje të re.
“Më zhgënjen kur dëgjoj të flasim për shifra financiare të investuara. Do të ishte më mirë nëse e vërteta mund të thuhej, sepse të flasësh për ato shifra në situatën aktuale i vë tifozët kundër meje, me gjithë dashurinë që kam për Juventusin”, ka thënë Dybala.
“Unë kam dëgjuar deklaratat, është pjesë e punës sime”, u përgjigj Agnelli gjatë çmimit Golden Boy të mbajtur në Torino nga Tuttosport që u fitua nga Sandro Tonali.
“Lajmi i mirë është goli [që ai e shënoi]. Paulo kaloi një kohë të vështirë pasi u infektuar me COVID. Kam dëgjuar me shumë kënaqësi dashurinë e tij për Juventusin, Dashuria është reciproke”.
“Ne e shohim atë si kapitenin e së ardhmes. E di që ai tashmë ka marrë një propozim që do ta fuste në mesin e njëzet lojtarëve më të mirë në Evropë”.
“Ne po presim me padurim përgjigjen e tij, gjëja më e rëndësishme është të shohim përgjigjen e tij në fushë. Të gjithë duam që ai të bëhet një nga pesë lojtarët më të mirë në Evropë, ai ende nuk është në mesin e tyre dhe është i vetëdijshëm për këtë”, ka përfunduar Agnelli.
Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/