Site icon Telegrafi

Agnelli dhe Berlusconi dhurojnë nga 10 milionë euro për situatën e krijuar në Itali nga coronavirusi

Familja Agnelli, e cila zotëron klubin e Juventusit, ka dhuruar këtë të martë 10 milionë euro për departamentin e mbrojtjes civile, për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Kompanitë e familjes Agnelli (Exor, FCA, Ferrari dhe CNH Industrial) do të blenë edhe 150 aparate me oksigjen dhe materiale të tjera mjekësore .

Kj për të ndihmuar spitalet e Torinos në situatën tepër të vështirë të krijuar prej coronavirusit.

Edhe Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka dhuruar 10 milionë euro në rajonin e Lombardisë për të krijuar 400 njësi të reja të përkohshme të kujdesit intensiv në mesin e pandemisë coronavirus.

Thjesht nuk ka mjaft shtretër për t’u marrë me shtrirjen e problemit, kështu që Berlusconi ka bërë një dhurim të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version