Juventusi do të ndeshet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me Ajaxin. Presidenti i bardhezinjëve, Andrea Agnelli, ka pasur vetëm fjalë të mira për rivalët.
Sipas tij klubet si Ajaxi me shumë histori, tregojnë se duhet të punohet edhe për vende si Holanda.
“Ajaxi është një shkollë e jashtëzakonshme, ky është shembulli që duhet ndjekur dhe që tregon se një klub mund të luajë në nivele të larta edhe nëse nuk ka burime të mëdha ekonomike”.
“Ajaxi është në çerekfinale sot, por dy vite më parë ka luajtur në finalen e Ligës së Evropës. Domethënë, është sistemi që duhet të ecë përpara”.
“Duhet të reflektojmë për vendet si Holanda, që nuk kanë mjetet që kanë të tjerët, por që luajnë në nivele të larta për një kohë të gjatë”.
“Nëse mendojmë për historinë e futbollit, në të kaluarën diferencën e bënin metropolet, më pas, me përfshirjen e televizioneve, ka qenë tregu që ka bërë diferencën”.
“Vendet e tjera, ndërkohë, kanë qenë të detyruar të vazhdojnë traditën e tyre të kultivimit të talenteve për të ruajtur mbajtur hapin e konkurrencës”, ka përfunduar Agnelli. /Telegrafi/