Site icon Telegrafi

AGM: Kryeminstri Zaev të kërkojë falje

Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar për aferën ‘Haraçi’ tha se nuk do të lejojë dikush të përfshijë atë, dhe as, siç tha ai, “kriminelë, një gazetar i kotë dhe një ‘peder’ të rrëzojnë Qeverinë”.

Nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) thonë se një deklaratë e tillë paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj mediave dhe gazetarëve dhe formës së lirisë së shprehjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri në mënyrë të drejtpërdrejtë e shkeli nenin 3 të Ligjit për media dhe Kushtetutën me çka garantohet liria e mediave”, thonë nga AGM.

Sipas tyre, me këto kërcënime, Zaev bën presion të drejtpërdrejta njëlloj sikur bënte presin publik që të sigurohen 100.000 euro para të qytetarëve për fushatë politike të LSDM-së për 1TV në zgjedhjet presidenciale.

Ata kërkojnë nga kryeministri Zaev të mos kërcënojë dhe të kërkojë falje për deklaratën e dhënë./Telegrafi/

Exit mobile version