Site icon Telegrafi

AGK: Sjellja e deputetit Hekuran Murati në drejtim të gazetares Leoreta Abazi, e pahijshme dhe e papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një njoftimi për media thotë se e ka parë me shqetësim sjelljen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në drejtim të gazetares së “Gazeta Infokus”, Leoreta Abazi.

AGK thotë se Murati përderisa ishte pyetur se sa para të kursyera i ka në Trust, ia ka kapur dhe shtyer mikrofonin gazetares, transmeton Telegrafi.

“Për AGK-në, një sjellje e tillë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është arrogante dhe e papranueshme.Gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje pa kërkuar leje paraprake, po aq sa kanë të drejtë zyrtarët politikë dhe shtetërorë të përgjigjen ose të mos përgjigjen në to. Por, asnjëherë të tentojnë t’i pengojnë kolegët tanë në ushtrimin e profesionit”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe publikë që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre.

“AGK inkurajon të gjithë kolegët që të mos ndalen së raportuari për çfarëdo shkelje që iu bëhet gjatë ushtrimit të profesionit”. /Telegrafi/

Exit mobile version