Telegrafi

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka reaguar ndaj  sulmit që i është bërë ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Në reagim të AGK-së thuhet se Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

“Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagim.

Po ashtu, AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë. /Telegrafi/