Telegrafi

AGK i bën thirrje VV-së që të tërhiqet nga akuzat ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka përcjellur me kujdes akuzat që subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë gjatë ditëve të kaluara ndaj drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala si dhe kolegut Ridvan Berisha.

“Ne jemi të shqetësuar me gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje. Kundërshtojmë çdo formë të presionit dhe linqimit që po bëhët ndaj udhehqësve të mediumit publik. Këto akuza dhe linqime kanë ndikim të drejtpërdrejt në punën e RTK-së, si dhe prekin të gjithë kolegët gazetarë të këtij mediumi”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Telegrafi.

“Ne i bëjmë thirrje Vetëvendosjes që të tërhiqet nga këto akuza dhe linqime të vazhdueshme dhe të kujdeset që kundërshtimet që i ka t’i bëjë në mekanizmat përkatës. Një gjuhë e tillë nuk guxon të përdoret në raport me mediat e aq më shumë nuk duhet të vije nga subjektet politike”.

“E vetmja zgjidhje është puna më intenzive e institucioneve të Kosovës në zbardhjen e të gjitha rasteve”.

Është fatkeqësi që ende hetuesia nuk ka arritur që t’i zbulojë të dy rastet e hedhjes së bombave, njëra në drejtim të objektit të RTK-së si dhe tjetra në shtëpinë e drejtorit të mediumit publik”, thuhet në regaimin e AGK-së. /Telegrafi/