Telegrafi

AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar avokat për përfaqësimin e gazetarëve. Yll Zekaj është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin e z. Zekaj.

AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve”, thuhet në njoftim.

AGK njofton se shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: asociacioniigazetareve@gmail.com. /Telegrafi/