Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se 74 raste të kërcënimeve e sulmeve janë raportuar nga gazetarët dhe mediat përgjatë vitit 2023.
Sipas njoftimit, 30 prej këtyre rasteve janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe mediave në veriun e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë”, thuhet në komunikatën për media.
Njëherësh, AGK-ja iu ka bërë thirrje policisë, prokurorisë dhe gjykatave të që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e mediave, por t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personat të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. /Telegrafi/