Agjenti i Zinedine Zidane këmbëngul se Manchester United nuk është në përputhje me qasjen e francezit ndaj futbollit, por ai mund të joshet nga Juventusi.
Trajneri francez aktualisht është një agjent i lirë pas largimit nga Real Madridi, pasi ka fituar tre edicione të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve.
Ai ka qenë i lidhur ngushtë me punën e trajnerit në Old Trafford, pasi e ardhmja e Jose Mourinhos aktualisht është në pikëpyetje, por sipas agjentin kjo nuk e tërheq.
“Nuk mendoj se ai do të shkojë për të punuar në Angli, pasi nuk është në përputhje me stilin e tij apo qasjen e tij ndaj futbollit”, ka thënë fillimisht agjenti Alain Migliaccio për gazetën franceze Journal du Dimanche.
“Kam diskutuar me të dhe kjo ide me të vërtetë nuk e tërheq atë fare”.
“Ai ka zgjedhur për të marrë një vit pushim dhe nuk do të ndryshojë mendjen për këtë”.
“Ka histori atje [te Juventusi], kështu që është plotësisht e mundur”.
“Ai mund të joshet nga klubi ku zemra e tij tashmë është, por nevojitet një projekt i mrekullueshëm “, përfundoi agjenti i Zidane. /Telegrafi/