Telegrafi

Agjenti zbulon të ardhmen e Handanovicit

Agjenti i Samir Handanovic ka treguar se lojtari i tij nuk do të shkojë te Paris Saint-Germain.

Portieri slloven ishte i lidhur me një largim nga Nerazzurrët, pasi që Liga e Kampionëve ishte dëshira e tij.

“Ai është ambicioz”, ka thënë Federico Pastorello për Calciomercato.

“Nuk është e vërtet që ai do të largohet, shkaku i Ligës së Kampionëve”,

“PSG? Ne kurrë nuk kemi biseduar me klubin francez, dhe deri më tani janë vetëm fjalë ato që janë dëgjuar”.

“Ai ka kontratë edhe tri vite me Interin”, ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/