Site icon Telegrafi

Agjenti i Zaniolos: Të kënaqur me interesimin, por tash për tash ai është lojtar i Romës

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Agjenti i Nicolo Zaniolos padyshim se nuk ia ka mbyllur derën Juventusit duke u shprehur i kënaqur për interesimet, por ka thënë se aktualisht ai është lojtar i Romës.

22-vjeçari ka kontratë me Giallorossët deri në verën e vitit 2024, ndërsa as që i ka nisur bisedimet për rinovimin e saj.

Duke folur për Football ConferenceTuttomercatoweb, agjenti Claudio Vigorelli është pyetur nëse klienti i tij do të vazhdojë të luajë në Stadio Olimpico.

“Është një projekt i bukur. Gjëja më e mirë është ta shohim sërish në fushë pas lëndimit të dytë serioz të gjurit”.

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

“Sa i përket të ardhmes, do ta shqyrtojmë në kohën e duhur, nuk po ngutemi. Jemi të përqendruar në përfundimin e sezonit me Romën, po ashtu është edhe Liga e Konferencës në Evropë që duhet qasur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Vigorelli.

Lexo po ashtu Zaniolo në krye të listës së Juves për zëvendësimin e Dybalas

Gazzetta dello Sport ka raportuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë) se Roma i ka caktuar çmim prej 70 milionë eurosh Zaniolos, ndërsa Juve do të preferonte 50 milionë euro dhe ta përfshijë në marrëveshje mesfushorin Weston McKennie.

“Vazhdimisht ka spekulime për transferimet gjatë gjithë vitit. Një kampion si ai do të lidhet me klubet e mëdha, është kënaqësi që ndodh kjo, por tash për tash ai është lojtar i Romës”, ka sqaruar agjenti. /Telegrafi/

Exit mobile version