Telegrafi

Agjenti i Zaniolos i cilëson si të ‘mrekullueshme’ thashethemet që e lidhin yllin e Romës me Milanin

Agjenti i Nicolo Zaniolo ka thënë se një ofertë nga Milani ‘do të ishte një lajm i mrekullueshëm’ për talentin e Romës, pasi e ardhmja e tij mbetet në dyshim.

Ka pasur raporte gjatë ditëve të fundit se kuqezinjtë po synonin italianin për sezonin e ardhshëm, ku luajnë në Ligën e Kampionëve dhe përpiqen të ruajnë titullin e Serie A.

Një propozim u përfol si një oferte me para në dorë plus Alexis Saelemaekers për të sjellë Zaniolon në San Siro dhe komentet nga agjenti i tij këtë mbrëmje sigurisht që nuk i dekurajuan thashethemet.

“Do të ishte një lajm i mrekullueshëm, por nuk di asgjë për të”, ka thënë Claudio Vigorelli për Sportitalia.

Zaniolo mbush 23 vjeç muajin e ardhshëm dhe shënoi tetë gola me nëntë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për Romën këtë sezon.

 

Megjithatë, problemet e dëmtimit vazhdojnë ta mundojnë atë, edhe pas rikuperimit nga një çarje e dyfishtë e ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

Do të ishte një rikthim në qytetin e Milanos, megjithëse në anën tjetër të tij, pasi Zaniolo ishte në ekipin e të rinjve të Interit në sezonin 2017-18 përpara shitjes së tij te Roma si pjesë e lëvizjes së Radja Nainggolan në Giuseppe Meazza.

Kontrata e tij me Giallorossët zgjat deri në qershor 2024, por ka pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e tij, me Juventusin gjithashtu të interesuar. /Telegrafi/