Site icon Telegrafi

Agjenti i yllit të Real Madridit po mundohet ta bind atë të largohet nga ekipi

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, mund të jetë në dispozicion në treg së shpejti, pasi agjenti i tij po e shtyn atë që të largohet pas interesimit nga Liga Premier.

Lunin nënshkroi për agjencinë e Jorge Mendes, Polaris Sport, gjatë muajit prill dhe agjenti i njohur nuk ka humbur kohë në përpjekjet për gjetjen e një klubi të ri për ukrainasin.

Sipas gazetarit Romain Molina, Mendes po përpiqet që ta bind 25-vjeçarit që të largohet nga Madridi këtë verë, dhe kjo ka kapur syrin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Në mesin e këtyre klubeve është e Chelsea, që janë të etur për të nënshkruar me një portier në mënyrë që ai ta rivalizojë Robert Sanchezin për vendin e titullarit.

Lexo po ashtu Chelsea shumë afër transferimit sensacional të yllit të Real Madridit këtë verë

Dhe ka shumë pak alternativa më të mira në treg se sa Lunin, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me Real Madridin në mungesë të Thibaut Courtois, ndërsa veçanërisht vlen të përmendet paraqitja e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt në ndeshjen e dytë.

Marrëdhënia e Mendes me Real Madridin është ftohur pas transferimit të Leny Yoros tek Manchester United, ndërsa ky zhvillim i fundit me gjasë nuk do të ndihmojë në përmirësimin e tyre.

Kampioni spanjoll raportohet se është i zemëruar për faktin se agjenti portugez e rekomandoi Yoron që të transferohet në ‘Old Trafford’ dhe jo në ‘Santiago Bernabeu’.

Më herët, Lunin nuk e kishte përjashtuar mundësinë e vazhdimit me Real Madridin, por duket se situata ka ndryshuar dhe largimi i tij mbetet një opsion real./Telegrafi/

Exit mobile version