“Kur të kthehem (në Shqipëri), jam 100 për qind i vdekur”. Kështu shprehet ish-oficeri i Antidrogës në Fier, Antonio Nazeraj, në një intervistë për “Eenvandaag”, që raporton se ai rrezikon të dëbohet në Shqipëri nga autoritet holandeze.
“Ai ishte në vendin e tij një anëtar i një ekipi antidrogës që hetoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë (Saimir Tahiri). Ministri të cilit i drejtohej hetimi doli të ketë lidhje me kriminelët e drogës dhe që atëherë ka dhënë dorëheqjen. Agjenti kërcënohet për këtë dhe tani frikësohet për jetën e tij dhe atë të familjes së tij, kur ti duhet të kthehet në Shqipëri”, raporton media holandeze, përcjell Panorama.
Shqipëria duhet të jetë e sigurt për Nazerajn. ‘Kjo ka të bëjë me Shqipërinë që është shpallur një vend i sigurt’, thotë avokati Maartje Terpstra. ‘Nëse pranoni se mund të ketë lidhje midis qeverisë dhe bandave të drogës, atëherë ky imazh do të vijojë i pandryshuar’”, thuhet më tej në artikull.
“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, shprehet Nazeraj.
Nazeraj dhe avokati i tij raportohet se po planifikojnë të fillojnë një procedurë të re azili dhe të përpiqen përsëri për të parandaluar dëbimin.