Telegrafi

Agjenti i Seri tregon se pse lojtari nuk do të shkojë në Barcelonë, në mes është futur ‘armiku’ i katalunasve

Tani më dihet që Jean Michael Seri nuk do të kalojë të Barcelona, por tashëm lojtari lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain.

Agjenti i lojtarit, Franklin Mala, është në bisedime me klubin parisien dhe ka folur pikërisht për këtë.

“Ishte e mundur të arrihet një marrëveshje mes Barcelonës dhe Nices”.

“Të martën, ata ishin në Francë, flisnim për aspektet teknike, por ata tashëm i dinë kapacitet e Serit”.

“PSG kontaktoi me Nicen para tri ditësh për klientin tim, për ta braktisur Barcelonën”, ka thënë Mala. /Telegrafi/