Telegrafi

Agjenti i Sarrit arrin në Londër, trajneri pritet të merr drejtimin e Chelseat

Agjenti i trajnerit të Napolit të shkarkuar Maurizio Sarri ka arritur sot në Londër.

Sky Sports raporton se agjenti i trajnerit italian ka arritur në kryeqytetin britanik për të finalizuar një lëvizje te Chelsea.

Kjo e fundit raportohet se i ka ofruar 5.5 milionë euro skuadrës italiane për ta liruar strategun, i cili ka klauzolë të largimit prej tetë sosh.

Me Antonio Conten ende në krye të Stamford Bridge, The Blues janë duke menduar edhe për transferime të reja.

Gjithashtu pohohet se marrëveshja do të përfshijë edhe transferimin e lojtarëve Piotr Zielinskin, Elseid Hysajn dhe Raul Albiolin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelsea

Megjithëse agjenti i lojtarit shqiptar ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet prej napolitanëve, Sarri ka marrëdhënie të mira me trajnerin italian që e kishte marrë me veti me rastin e kalimit nga Empoli te Napoli.

Ndryshe, Chelsea gjithashtu thuhet se është i interesuar të përforcoj edhe fazën e sulmit, ku si objektiv kryesor është Robert Lewandowski. /Telegrafi/