Site icon Telegrafi

Agjenti i Rushdies: Shkrimtari ka gjasa të humb njërin sy, aktualisht nuk mund të flas

Shkrimtari britanik Salman Rushdie, i cili u sulmua dje në shtetin amerikan të New Yorkut në prag të një forumi, është në një ventilator dhe nuk mund të flasë, tha agjenti i tij, Andrew Wiley.

“Lajmi nuk është i mirë. Salman me siguri do të humbasë njërin sy, nervat në dorën e tij janë prerë dhe mëlçia është shpuar dhe dëmtuar”, tha Wiley.

Një mjek që e pranoi shkrimtarit të famshëm në spital i përshkroi plagët e Rushdie si “të rënda, por të shërueshme”, raporton bbc.

Rushdie u godit disa herë në qafë nga një sulmues në skenën e amfiteatrit të Institutit në Erie County.

Sulmuesi është ndaluar dhe policia beson se nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Është bërë e ditur se bëhet fjalë për 24-vjeçarin Hadi Matar nga New Jersey.

Lexo po ashtu Salman Rushdie theret në qafë – shkrimtari i njohur dërgohet me helikopter në spital – publikohen pamjet pak çaste pas sulmit

Ndryshe, policia ka nisur hetimet gjersa aktualisht nuk dihet motivi i sulmit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ShivAroor/status/1558114276040011778

Exit mobile version