Telegrafi

Agjenti po e bllokon kalimin e Olmos te Milani

Transferimi i Dani Olmos nga Dinamo Zagrebi te Milani po ndalohet nga agjenti i tij.

Sipas asaj që raporton Sportske Novosti, agjenti i lojtarit është duke kërkuar më shumë para që të realizohet transferimi.

Rossonerët dhe skuadra kroate thuhet se janë pajtuar për shumën e transferimit e që do të jetë rreth 20 milion euro.

Lexo po ashtu Lajme të kundërta nga Kroacia dhe Italia rreth transferimit të Olmos te Milani

21-vjeçari ka zgjuar interesim të madh edhe te disa skuadra evropiane, derisa n garë për të është edhe ish-klubi i tij Barcelona.

Agjenti i Olmos po kërkon shtatë milionë euro komisione dhe përqindje në shitjen e radhës së lojtarit, mirëpo Dinamo po e refuzon këtë gjë. /Telegrafi/