Agjenti i Marko Pjaca, Marko Naletilic, ka thënë se është arritur një marrëveshje verbale mes Dinamo Zagrebit dhe Juventusit.
Sipas agjentit ky transferim pritet të mbyllet gjatë javës së ardhshme.
“Por, është një dëshirë për të kaluar te Zonja e Vjetër. Është një marrëveshje verbale mes klubeve, por ende asgjë reale”.
“Pjaca është afër kalimit te Juventusi, por nuk mund të them asgjë më shumë. Mendoj se negociatat do të përfundojnë në javë e ardhshme”.
“Marko e ka bërë këtë zgjedhje pasi Bianconerët e njohin atë mirë, e kanë ndjekur për disa vite”, ka shtënë Naletilic. /Telegrafi/