Telegrafi

Agjenti i Pirlos: Së shpejti mund të nisin bisedimet me Barcelonën

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Agjenti i Andrea Pirlos ka thënë se së shpejti mund të nisin negociatat me Barcelonën për angazhimin eventual të trajnerit.

Ish-mesfushori italian ishte angazhuar fillimisht si trajner i grupmoshave të Juventusit nën moshën 23 vjeçare që luanin në Serie C, ndërsa pas një kohë të shkurtë e zëvendësoi Maurizio Sarrin duke u bërë trajner i ekipit të parë.

Sidoqoftë, ai ishte vetëm për një sezon në krye të Zonjës së Vjetër duke fituar Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, ndërsa zuri vendin e katërt në Serie A, pas dominimit disavjeçar të Bianconerëve.

Në javët e fundit është spekuluar se 42-vjeçari është një nga objektivat e Barcës për zëvendësimin e Ronald Koeman.

Lexo po ashtu Andrea Pirlo kandidat serioz për të marr drejtimin e Barcelonës

“Tash për tash nuk ka bisedime, por kushedi, së shpejti mund të ketë”, ka deklaruar agjenti Tullio Tinti për Tuttomercatoweb.

Pirlo u pensionua nga futbolli aktiv në janar të vitit 2018 kur ishte lojtar i NYCFC, ndërsa paraprakisht kishte luajtur për Juventusin, Milanin, Interin, Brescian dhe Regginan. /Telegrafi/