Agjenti i Stefano Piolit thotë se trajneri i Interit mund t’i përballojë spekulimet e mediave.
Mediat italiane vazhdojnë që të lidhin Stefano Piolin me rivalë të përbetuar të Nerazzurëve.
“Stefano nuk po mendon për të ardhmen, dhe në këtë aspekt ai nuk është i brengosur”.
“Ai është i koncentruar në të tashmen dhe në synimin e tij në sezonin aktual. Ka spekulime, por ai është mësuar me këto gjëra. Është pjesë e kësaj loje”.
“Kjo është shumë normale. Shikoni Juventusin – po fitojnë secilin vit dhe trajneri gjithmonë spekulohet për largim. E përsëris, Stefano nuk është i brengosur për vitin tjetër”.
“Ne flasim gjithmonë dhe ai është shumë i entuziazmuar për punën te Interi”.
“Është zhgënjyese humbja nga Roma, por objektivat s’kanë ndryshuar, Interi vazhdon luftën për Ligën e Kampionëve”.
“Natyrisht, s’do të jetë e lehtë, por skuadra është kompetitive dhe ka të gjithë atë që i duhet për të arritur këtë synim”, deklaroi agjenti i Piolit. /Telegrafi/