Pas formës në këtë fillim sezoni në Serie A me Genoan të gjithë po flasin për Krzysztof Piatek.
Sulmuesi polak ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane,
Për atë tashmë kanë filluar të shfaqin interesim shumë skuadra të mëdha dhe për këtë ka folur edhe agjenti i lojtarit, Szymon Pacanowski.
“Është një moment i jashtëzakonshëm për Krzys, ai është në formë të madhe dhe po mahnitë”.
“Dua që Piatek të koncentrohet vetëm në momentin e tij, janë ndezur shumë reflektorë mbi atë”.
“Mbi atë ka shumë presion dhe ju duhet ta lini të punojë i qetë duke mos e shpërqendruar”, ka thënë agjenti për Sportnews.eu.
Ndeshja e ardhshme e Genoas në Serie A është kundër Parmas dhe me shumë mundësi do të shikojmë një tjetër gol nga 23-vjeçari. /Telegrafi/