Telegrafi

Agjenti: Perisic ka një ofertë më joshëse se ajo e Unitedit

Interi ka një plan për të shitur Ivan Perisic, tha ish-agjenti i tij, por futbollisti “ka një opsion shumë më tërheqës sesa Manchester Unitedi, megjithëse me më pak para”.

Mesfushori 28-vjeçar i krahut të majtë është lidhur vazhdimisht me një largim nga San Siro, pasi ka ardhur nga Wolfsburg për 19 milion euro në verën e vitit 2015.

Tani është vet agjenti i mesfushorit kroat i cili tregon se skuadra italiane e ka në plan shitjen e tij, teksa ka treguar gjithashtu se ekziston një ofertë në drejtim të tij më joshëse se ajo e Manchester Unitedit.

“Nuk kam asnjë dyshim se Interi ka një plan për të shitur Perisicin dhe Marcelo Brozovic këtë verë”, ka thënë fillimisht agjenti Tonci Martic për faqen kroate Vecernji.

“Edhe nëse ka pasur spekulime për 60 milionë euro që Manchester United i ofroi Perisicit, zbulova se Ivan ka një opsion më të mirë dhe shumë tërheqës sesa Manchester, por gjithçka është duke u mbajtur shumë e qetë”, përcjell Telegrafi.

“Në atë rast, ndoshta Interi do të merrte më pak para për transferimin dhe Perisic do të fitonte gjithashtu më pak se Unitedi po ofron, por ai do të kishte një shans më të mirë për të fituar diçka”.

“Në sport është e rëndësishme të jetojmë në harmoni me lojtarin më të mirë në botë dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi agjenti i Perisicit. /Telegrafi/