Telegrafi

Agjenti i Pastores: I pamundur transferimi te Interi

Agjenti i Javier Pasotres i ka thënë mediave në itali se ylli i PSG-së nuk do të kalojë te Interi.

Marcelo Simonian aktualisht po qëndron në Milano ku ka mbajtur disa takime me Nerazzurët.

Sipas Sky Sport Italia, lojtari do të ishte i kënaqur të kalonte si pjesë e huazimit me opsion të vlerjes.

Sportitalia pohon se Pastore është i hapur edhe që të ulë pagën e tij në mënyrë që të shtyjë përpara transferimin e tij.

Sidoqoftë, Simonian duke folur për mediat itailane jashtë hotelit është dukur pesimist për këtë transferim.

“Operacioni është i pamundur”, u shpreh agjenti shkurt.

PSG dëshiron së paku 20 milionë euro dhe do të pranojë vetëm një transferim me pagesë të menjëhershme, një gjë që Interi nuk mund ta bëjë pa kufizimet e Fair Playt Financiar. /Telegrafi/