Rrugët e Interit dhe Javier Pastores mund të bashkohen gjatë janarit.
Tashmë edhe nga ana e lojtarit ka dëshirë dhe kjo shikohet qartë pas fjalëve të agjentit të argjentinasit, Marcelo Simonian.
“Kam qenë i impresionuar nga Interi deri më tani në këtë sezon dhe Walter Sabatini është më i miri në rolin e tij, ashtu edhe Piero Ausilio është fantastik”, ka thënë Simonian për FCInterNews.it.
“Luciano Spalletti është një trajner i madh, më i miri në Itali. Transferimi i Pastores do ishte një mundësi historike për zikaltrit për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve si në të kaluarën”.
“Do të shikojmë nëse pronarët kinez mund të bëjnë një marrëveshje dhe të nxjerrin më të mirën nga drejtorit sportiv të tyre”, ka shtuar agjenti.
28-vjeçari ka shënuar tre gola këtë sezon dhe ka dhuruar një asistim.
Vlen të theksohet se Pastore shënoi edhe në ndeshjen e fundit ku PSG e fitoi 4-1 ndaj Nantes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=l2CghCHGhy4