Shkodran Mustafi shumë shpejt mund të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i skuadrës angleze.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka arritur një marrëveshje personale me gjigantin anglez, Arsenal.
Megjithatë, sipas agjentin të tij, Ali Bulut, marrëveshja është vetëm personale dhe tani kanë mbetur të bien në ujdi edhe klubet.
“Shkodrani dhe Arsenali kanë rënë dakord për një marrëveshje”, ka deklaruar Bulut, transmeton Telegrafi.
“Ekipet duhet të bien dakord tani për çmimin”, përfundoi agjenti i mbrojtësit të Valencias. /Telegrafi/