Agjenti i Alvaro Moratas ka një takim me Real Madridin, ku do të vendoset për të ardhmen e tij.
Sulmuesi spanjoll ka një klauzolë ku mund të kthehet te Real Madridi nëse këta të fundit do të paguajnë 30 milionë euro.
Për lojtarin vazhdon të këtë interesim edhe nga Arsenali dhe Manchester Unitedi.
Sipas Cadena Ser, Juanma Lopez, agjenti i Moratas, është parë jashtë Bernabeut, deh e ardhmja e tij mund të ndritët në ditët e ardhshme.
Juventus është i interesuar që ta mbajë Moratan, dhe të paguajë edhe 25 milionë euro. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve