Telegrafi

Agjenti i Mor thotë se ende s’ka marrëveshje me Interin

Marrëveshja e Interit me Emre Mor duket se është ende larg për t’u arritur.

Anësori i Dortmundit besohet se është afër kalimit te Interi, me agjentin që ka qëndruar në Milano.

Sidoqoftë, pasi agjenti pranoi se ka pasur një takim me Sabatinin, është Sky që raporton se marrëveshja është shtyrë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Vet agjenti tash potencon për Sky se marrëveshja ende nuk është arritur.

“Unë nuk mund të komentoj”.

“Është pyetje për të dyja klubet. Ai është top lojtar. A do të qëndroj te Milani? Nuk e di, ndoshta”, u shpreh Mor. /Telegrafi/