Telegrafi

Agjenti mohon thashethemet për largimin e Salah nga Liverpooli

Agjenti i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, Ramy Abbas Issa ka mohuar se egjiptiani është i pasigurt për të ardhmen e tij.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për një largim të Salah nga Anfield dhe La Liga shihej si opsion më i mundur.

Megjithatë, lajmi i postuar në Twitter nga autori, Santi Aouna, çoi në një përgjigje nga përfaqësuesi i Salah.

Lexo po ashtu Liverpooli mund të bie edhe më poshtë, Salah po mendon largimin nga klubi

Ramy Abbas Issa, i cili është agjenti i sulmuesit egjiptian, ka kritikuar këtë raportin me një përgjigje të shkurtër.

“Nga e morët këtë nëse edhe unë dhe Mohamed nuk e diskutuam këtë? Ju lutemi na tregoni”, ka thënë Issa.

Që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re deri në vitin 2025, Salah ka shënuar 22 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Dy golat e tij kundër Manchester United në fillim të këtij muaji e panë atë të thyente rekordin e Robbie Fowler për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në historinë e Ligës Premier. /Telegrafi/