James Rodriguez është një nga emrat më të përfolur për largim nga Real Madridi në afatin e janarit.
Reprezentuesi kolumbian ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Zinedine Zidane dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak futbollistit, transmeton KP.
Deklarata e lojtarit se është duke menduar largimin nga Santiago Bernabeu, ku ka bërë me dije që kërkon të luajë më shumë dhe se ka oferta nga klube të shumta, ka bërë që të shpërthejnë spekulimet për të ardhmen e 25-vjeçarit.
Mirëpo, agjenti i tij, Jorge Mendes, ka mohuar mundësinë e largimit të mesfushori, si dhe ka siguruar se klienti i tij do të qëndrojë te Los Blancos të paktën deri në përfundim të stinorit.
“James nuk largohet nga Reali në janar”, është përgjigjur Mendes në pyetjen e gazetës spanjolle AS, në lidhje me të ardhmen e ish-lojtarit të Monacos.