Super agjenti Jorge Mendes është i gatshëm të takohet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për një kontratë të re për Cristiano Ronaldon.
Pas performancës së tij spektakolare në Juventus këtë javë, Mendes ndjen se tani është koha për të goditur.
Agjenti i njohur është gati të takohet me presidentin e Real Madridit dhe t’i kërkoj një rritje page për klientin e tij.
Aktualisht i lidhur me Realin deri në vitin 2021, Ronaldo dhe Mendes kanë shtyrë Perezin që të përmirësojë marrëveshjen e tij gjatë 18 muajve të fundit.
Pasi fitoi Topin e Artë për herë të dytë me radhë dhe dy titujt me Mbretërit, Ronaldo u ndje i justifikuar në kërkesat e tij.
Dhe me portugezin që tani po përgëzohet në mbarë botën, Mendes përsëri është në telefon që t’i kërkojë Perezit të planifikojë një takim për të nxjerrë një marrëveshje të re.
Ndërkohë, sipas El Mundo Deportivo, ka anëtarë të familjes së portugezit që besojnë se Ronaldo duhet të kërkojë një transferim diku tjetër në fund të sezonit.
Ata besojnë se Perez ka fyer Ronaldon për një kohë të gjatë, gjatë refuzimit të tij për të shqyrtuar një kontratë të re. /Telegrafi/